1.8 C
Prizren
E hënë, 15 Dhjetor, 2025

Zhduken lojtarët e ekipit afrikan në Kroaci

Policia kroate është vënë në kërkim të 10 lojtarëve nga Afrika, të cilët u zhdukën gjatë një udhëtimi në Kroaci, ku do të ndesheshin me një ekpi vendas.

Policia e qarkut Primorje-Gorski Kotar tha në një deklaratë për media se është duke punuar për të zbadhur detaje nga zhdukja e tyre.

 

 

“Policia ka marrë njoftimin për mungesën e shtetasve burundianë që po merrnin pjesë në kampionatin botëror për të rinj.

Të mërkurën rreth 15:30 ata u larguan në drejtim të panjohur. Po ndërmerren masa dhe veprime për gjetjen e hendbollistëve të zhdukur dhe konstatimin e të gjitha fakteve dhe rrethanave relevante të zhdukjes së tyre”, thuhet në deklaratën e policisë kroate.

Federata Kroate e Hendbollit tha se para ndeshjes me Bahreinin, lojtarët e Burundit u larguan nga kampusi pa lejen e stafit teknik.

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Burundit, Dauphin Nikobamye, tha se ata ishin në shok.

“Edhe ne si federatë dhe prindërit e lojtarëve të rinj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të na ndihmojnë për t’i gjetur. “Nuk e di se si do të kthehemi në shtëpi pa to”, u shpreh ai.

Nuk përjashtohet mundësia që ata të kenë planifikuar në grup arratisjen e tyre drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Më Shumë

Arrestohet 27-vjeçari në Rahovec, i gjendet armë dhe mbi 120 fishekë gjatë kontrollit në shtëpi

Një incident i rëndë i sigurisë është regjistruar mëngjesin e djeshëm në fshatin Kramovik të Rahovecit. Siç merr vesh ekskluzivisht Gazeta Sinjali, gjatë hetimeve për një...

Shkyçje masive nga rrjeti i ujësjellësit për mospagesë në Prizren dhe Suharekë

Inspektoriati i KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A  në Prizren, në bashkëpunim me njësitë operuese, ka vijuar aksionin për shkyçjen e konsumatorëve që nuk kanë paguar...

Lajmet e Fundit