Amerikani luan lotari për herë të parë, fiton 40,044 dollarë

Një burrë nga Maryland vendosi që të luaj lotari për herë të parë duke blerë një biletë Racetrax, dhe me tentimin e parë përfundoi duke fituar 40,044 dollarë.

Amerikani 22 vjeçar nga Parkville zyrtarëve të Maryland Lottery u tha se ai dhe shoku i tij ishin duke shikuar garën virtuale të kuajve Racetrax, kur vendosi ta pyeste atë se si funksionon kjo lojë.

“I zgjodha 3 kuaj të rëndomtë për një efekt ‘trifecta’. Gjithashtu e luajta edhe bonusin. Jam i sigurt se nuk e dija se çfarë po bëja pasi që kur shikova lartë dhe i pash shanset, mendova se nuk kam gjasa të mëdha të fitimit”, tha lojtari, raporton UPI, transmeton Telegrafi.

Tutje burri shtoi se ai “u trondit” kur e skanoi biletën dhe pa se sa para kishte fituar.

“Mendova se kisha fituar një shumë prej 800 dollarëve, por shuma e cila u shfaq në ekran shkonte deri në 40,044 dollarë”, deklaroi ai.

Ndër të tjera burri nga Maryland bëri të ditur se paratë e fituara do ta ndihmojnë atë në pagimin e huave studentore dhe të kujdeset për shpenzimet e tjera ndërsa zgjedh karrierën.

Më Shumë

Arrestohet një person në Lubizhdë të Hasit, dyshohet se shtiu me armë gjatë një ahengu

Një person është arrestuar në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu. Sipas raportit të...

Dragashi nis përgatitjet për organizimin e Testit të Arritshmërisë dhe Maturës 2026

Komuna e Dragashit ka mbajtur një takim informues dhe koordinues me administruesit e Testit të Arritshmërisë dhe Testit të Maturës Shtetërore 2026 në shkollat...

Lajmet e Fundit