-2.4 C
Prizren
E enjte, 1 Janar, 2026

Droni godet një ndërtesë në qendër të Moskës

Zyrtarët rusë e kanë akuzuar Ukrainën për sulm me dron në ndërtesat në Moskë, duke shkaktuar shpërthim që është dëgjuar në zonën biznesore të kryeqytetit rus.

Kryetari i qytetit, Sergei Sobyanin, ka thënë se mbrojtja ajrore e ka rrëzuar dronin, por mbetjet e tij kanë rënë në Qendrën Expo të qytetit.

Qendra Expo është hapësirë e madhe që përdoret për konferenca dhe konventa, dhe është më pak se 5 kilometra larg Kremlinit.

Ky është vetëm një prej sulmeve që janë regjistruar javëve të fundit në Moskë.

Në pamje të paverifikuara në rrjetet sociale është parë tym i hirtë duke u ngritur në qiell.

Ukraina nuk e ka komentuar akuzën ruse, mirëpo zyrtarët në Kiev nuk e pranojnë kurrë nisjen e sulmeve me shënjestër kryeqytetin rus.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se pas aktivizimit të sistemeve ajrore për mbrojtje, droni e ka “ndryshuar drejtimin”, duke rënë në ndërtesë jo të banueshme në zonën ku gjenden disa ndërtesa qeveritare.

Sipas saj, nuk ka raportime për viktima.

Agjencia ruse e lajmeve TASS, ka thënë se aeroporti Vnukovo në Moskë është mbyllur përkohësisht, pas aksidentit dhe më vonë është hapur prapë

Më Shumë

Egzon Gjuka shpallet ‘Sportisti i Vitit 2025’ në Rahovec

Në një ceremoni të organizuar sot në sallën e Kuvendit Komunal, Komuna e Rahovecit ndau çmimet dhe mirënjohjet për laureatët e sportit, kulturës dhe...

Incidenti tragjik në Prizren ku vdiq fëmija njëvjeçar, policia thotë se shtëpia u përfshi nga zjarri në “rrethana të panjohura”

Një fëmijë i moshës rreth njëvjeçare vdiq dje në një shtëpi në Prizren që u përfshi nga zjarri. Ndërkaq, dy fëmijët tjerë u shpëtuan dhe...

Lajmet e Fundit