19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Një gur i madh i bie në veturë, shpëton shoferi në rrugën Prevallë-Prizren

U nis për në punë, por për shkak të një incidenti, Edin Mislimit për pak sa nuk iu desh të përfundojë te mjeku.

Pasi që vetë shpëtoi, u desh megjithatë të ndalet te automekaniku për shkak të veturës, raporton Klan Kosova.

42-vjeçarit i ndodhi e papritura, kur gjatë kohës sa po voziste në rrugën Prevallë-Prizren, një gur i madh i ra në xhamin e përparmë e i hyri në veturë.

“Jam nisur nga shtëpia për të shkuar në Prizren dhe rrugës teksa vozisja i vërejta disa gurë duke rënë nga një lartësi mbi makinën time. Në atë moment e rrita shpejtësinë dhe shpëtova lehtë, vetëm me një gurë”, tha ai.

Gjendja u keqësua vetëm pas pak sekondash. Një grumbull gurësh tjerë u shembën, pasi 42-vjeçarit iu thye xhami, mesditën e së martës.

“Sapo e ndala veturën, filloi të shembej një sasi më e madhe gurësh. Kam qenë me fat që shpëtova me kaq pak dëme. Kur xhami u thye e lëndova pak syrin, por kaloi”.

Mislimi, siç merr vesh Klan Kosova, kërkoi dëmshpërblim nga kompania kontraktuese që po rregullon këtë aks rrugor.

Përfaqësues të firmës po kërkojnë kujdes nga vozitësit, për shkak të rrezikshmërisë së lartë të zonës.

“Kemi vendosur rrjeta mbrojtëse siç i kemi bo në disa vende tjera më poshtë. Këtu kemi me vendos rrjeta si dhe punë tjera infrastrukturore, sinjalistike dhe të tjera”, tha Florim Abazi, inxhinier në kompaninë “Eskavatori”.

Kontrata mes kompanisë e Ministrisë së Infrastrukturës ka afat deri në vitin e ardhshëm, kur edhe pritet të kryhen punimet në vendosjen e rrjetave mbrojtëse në afro 12 kilometra rrugë.

Më Shumë

Sigal Prishtina në gjysmëfinale

Sigal Prishtina është skuadra e dytë gjysmëfinaliste në Superkupën e Kosovës. Bardhekakltrit në çerekfinale shënuan fitore ndaj Vëllaznimit me rezultat 78:73 (14:23, 20:19, 22:15, 22:16). Ndeshja...

Kapet me drogë një person në Prizren, i konfiskohet edhe një thikë

Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti është kapur me drogë. Atij i është konfiskuar edhe një thikë, një peshore digjitale dhe një...

Lajmet e Fundit