Arrestohen dy zyrtarë në Suharekë, keqpërdorën kontrata për ndërtim rrugësh

Janë arrestuar dy zyrtarë për keqpërdorim të pozitës dhe mashtrim me prokurim publik në komunën e Suharekës. Të dyshuarit kanë qenë te caktuar për menaxhim dhe mbikëqyrje të kontratës për ndërtimin e disa rrugëve në një fshat të këtij qyteti.

 

Të dyshuarit E.SH dhe B.K kanë qenë të përfshirë në kontrata të parapara me dhjetëra mijë euro.

“Pas daljes së prokurorit në vendngjarje dhe ekspertëve kompetent dhe verifikimit të gjendjes faktike, si dhe intervistimit të dëshmitarëve, lidhur me këtë kontratë është konstatuar se e njëjta nuk është realizuar siç ka qenë e paraparë. Të dyshuarit kanë përpiluar procesverbale dhe situacione fiktive/rrejshme ku kanë konfirmuar kryerjen e punimeve sipas kontratës, ndërsa sipas gjendjes në teren kjo kontratë nuk është realizuar”, njofton Policia e Kosovës.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar 48 orë në mbajtje.

 

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Lajmet e Fundit