3.9 C
Prizren
E premte, 10 Janar, 2025

Ali Ahmeti për rrugën Prizren – Tetovë: Nuk bëhet me shoqata humanitare, janë marrëveshje ndërshtetërore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti javën e kaluar ka qëndruar për vizitë në dy komuna në Maqedoninë e Veriut, në Tetovë dhe Çair, ku pas kësaj ka shkuar për vizitë në Prizren.

Kurti atje ka vizituar edhe lokacionin ku pritet të kaloj tuneli Prizren-Tetovë, ku ka thënë se në bazë të parallogaritjeve që janë bërë kostoja e gjithmbarshme do të jetë rreth 200 milionë euro.

Rreth kësaj ka folur, Ali Ahmeti nga Bashkimi Demokratik për Integrim, ku ka thënë se kjo rrugë nuk ndërtohet nga shoqatat humanitare.

Me shoqata humanitare nuk bëhet as tunel as autostradë 2 miliardë euro, vetëm korridori i 8 bashkë me korridorin e 8D, 2 miliardë është kostoja. Kostoja mbi 300 milionë e aneksit Tetovë-Prizren, shoqata Nëna Tereza nuk mund t’i bëjë këtë.” – ka thënë ai.

Ahmeti tutje në RTK ka thënë se këto projekte janë marrëveshje ndërshtetërore, duke thënë se këto marrëveshje nuk bëhen mes komunave.

Nuk bëhen nga komunat, këto janë projekte shtetërore, as komuna e Prizrenit, as komuna e Tetovës nuk mund ta bëjë këtë. Këto janë projekte nga marrëveshjet ndërshtetërore, ashtu sic i kemi bërë marrëveshjet me Shqipërinë për korridorin e 8, ashtu janë bërë marrëveshjet edhe me Qeverinë e Kosovës. Kosova nuk ka bërë marrëveshje me kryetar komunave këtu, ka bërë marrëveshje dhe ka nënshkruar me institucionet e shtetit, me kryeministrin, me ministrin përkatës, me ata është bërë edhe jo me ndërmarrjen publike për pastrimin e qytetit të Tetovës as të Shkupit.” – ka thënë ndër të tjera Ahmeti.


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Më Shumë

Policia shqiptoi 1593 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1593 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Prokuroria në Prizren ndalon dy persona për 48 orë dhe kërkon masën e paraburgimit

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar në dy raste të ndara, me...

Tërmet në Kosovë

Lajmet e Fundit