Prizren: Kultivohet dashuria për librat nëpërmjet ‘Javës së Leximit’

Prizreni që nga viti 2009 po e zhvillon kulturën e leximit nëpërmjet Javës së Leximit. E sivjet organizimi ka kaluar përtej pritshmërive.

Ndërkaq një pikë tjetër pozitive është përfshirja e komuniteteve.

“Interesimi këtë vit i fëmijëve ka qenë shumë i madh sesa viteve të tjera. Çdo vit kemi përfshirë nga 50 fëmijë nga të gjitha nacionalitetet që jetojnë në Prizren. Është një grupmoshë e fëmijëve nga mosha 10 deri 14, që çdo ditë realizojnë aktivitete të ndryshme”, ka thënë drejtoresha e bibliotekës së Prizrenit, Sadete Sadikaj në “Mirëmëngjesi Kosovë” të RTK-së.

Lekturat shkollore janë në interes të lexuesve të vegjël përherë, mirëpo tashmë kanë nisur edhe përpjekjet për shtrirjen e leximit në libra të tjerë.

“Qëllimi i këtij aktiviteti është promovimi i leximit në hapësira të hapura kryesisht me shkrimtarë të ndryshëm që kanë qenë të angazhuar këtë vit. Kemi pasur Ibrahim Skënderi, që është shkrimtar shumë i mirë për fëmijë, poashtu Teuta Muja, shkrimtare që çdo ditë e më tepër po realizon me sukses botimet e saja. Kanë qenë aktori Xhevdet Doda, mjek Mybera Mustafa, kanë qenë plotë të angazhuar nga Lidhja e Prizrenit”, ka përmendur ajo disa nga aktivitetet.


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

 

Më Shumë

KF Drini i Bardhë vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Robert Gjeraj

Klubi i Futbollit KF Drini i Bardhë i Hasit ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Robert Gjeraj edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas njoftimit...

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Lajmet e Fundit