Hidhet shorti i Europa League

Këtë të premte është hedhur shorti që ka përcaktuar grupet e UEFA Europa League për sezonin e ri 2023-24.

Në edicionin e ri do të jenë 32 skuadra pjesëmarrëse. 12 janë kualifikuar automatikisht, 10 kanë ardhur nga faza e play-off dhe 10 të tjera nga faza e play-off të Champions League.

Ashtu si dhe në Champions League, nuk kanë munguar përballjet e “ferrit” në grupet e Europa League. Ajax do të gjejë Marseille, Brighton dhe AEK-un e Ahtinës, në atë që mund të cilësohet si grupi më i fortë.

Grupet:

Grupi A: West Ham (ANG), Olympiacos (GRE), Freiburg (GJE), TSC Backa Topola (SER)

Grupi B: Ajax (HOL), Marseille (FRA), Brighton (ANG), AEK Athens (GRE)

Grupi C: Rangers (SKO), Real Betis (SPA), Sparta Praha (ÇEK), Aris Limassol (QIP)

Grupi D: Atalanta (ITA), Sporting CP (POR), Sturm Graz (AUS), Rakow Czestochowa (POL)

Grupi E: Liverpool (ANG), LASK (AUS), Union SG (BEL), Toulouse (FRA)

Grupi F: Villarreal (SPA), Rennes (FRA), Maccabi Haifa (IZR), Panathinaikos (GRE)

Grupi G: Roma (ITA), Slavia Praha (ÇEK), Sheriff Tiraspol (MOL), Servette (ZVI)

Grupi H: Leverkusen (GJE), Qarabag (AZE), Molde (NOR), Hacken (SUE)

Java e parë e fazës së grupeve do të zhvillohet më 21 shtator. Java e dytë më 5 tetor. Java e tretë më 26 tetor. Java e katërt më 9 nëntor. Java e pestë më 30 nëntor. Dhe, java e gjashtë dhe e fundit zhvillohet më 14 dhjetor.

Shorti për play-off-et për fazën eliminatore, në të cilën marrin pjesë nënkampionët dhe skuadrat e treta në grupet e Champions League, do të hidhet më 18 dhjetor.

Më Shumë

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Lajmet e Fundit