7.2 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

U gjet arma e krimit dhe u arrestua i dyshuari, gjithçka që dihet për vrasjen e 48-vjeçarit në Prizren

Një vrasje e rëndë ka tronditur vendin mbrëmjen e së dielës. Në lagjen “Arbana” të Prizrenit një 48-vjeçar me inicialet B.M. ka mbetur i vrarë nga arma e zjarrit.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari Aziz Gashi, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ai është arrestuar në Tërpezë të Malishevës, ndërsa në një objekt tjetër është gjetur arma me të cilën dyshohet se ka kryer krimin.

“Po, është arrestuar gjatë ditës. Gjatë ditës është bastisur së paku një objekt, aty nuk është gjet i dyshuari, por arma e tij që dyshohet se është përdorur. Në mbrëmje është arritur të lokalizohet i dyshuari, në fshatin Tërpezë të Malishevës”, ka thënë zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas tij, dyshohet se Aziz Gashi kishte shtënë me pushkë automatike në drejtim të viktimës nga automjeti në lëvizje dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Ndërkaq përmes një njoftimi për media, policia ka bërë të ditur se në lokacionin ku është gjetur arma janë gjetur edhe disa sende personale të të dyshuarit.

“Gjatë ditës së sotme, me urdhër të prokurorit dhe me autorizim të Gjykatës Themelore në Prizren, është bastisur një lokacion në Malishevë, ku është dyshuar se mund të gjendet i dyshuari, në atë lokacion nuk është gjetur i dyshuari, por është gjet një armë – pushkë automatike që dyshohet se është përdor në rastin e krimit, në lokacionin e njëjtë janë gjetur edhe disa sende personale të dyshuarit”, thuhej në njoftim.

Sipas policisë, i dyshuari dhe viktima kishin pasur një mosmarrëveshje, e cila kishte sjellë deri te rasti tragjik.


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Më Shumë

Sot vranët, mëngjesi me ngrica

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se gjatë kësaj jave në Kosovë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët, me intervale me diell...

22 vite solidariteti në Ratkoc: Aksioni vjetor i dhurimit të gjakut në nder të Mehmet Hotit

Fshati Ratkoc në Komunën e Rahovecit organizoi edhe këtë vit aksionin vjetor të dhurimit vullnetar të gjakut, i cili mbush 22 vite traditë. Ky...

Lajmet e Fundit