5.5 C
Prizren
E hënë, 8 Dhjetor, 2025

“Goditja” e policisë: Dhjetëra mijëra vetura të kontrolluara, 234 të arrestuar e shumë armë të kapura

Policia e Kosovës me qëllim të shtimit të masave të sigurisë në pjesët ku ka prezencë më të madhe të qytetarëve ka hartuar dhe zbatuar një urdhër operativ (UO “GODITJA”).

Policia për një muaj ka arrestuar 234 persona dhe janë konfiskuar 77 revole dhe 13 armë të gjata.

Detyrat që parashiheshin të realizoheshin në zbatim të urdhrit në fjalë janë shtimi i patrullimeve policore, kontrollimi i veturave, lokaleve e personave me qëllim që të gjinden, konfiskohen e procedohen rastet kur ka armëmbajtje pa leje, prishje të rendit e qetësisë publike dhe iniciohen raste tjera penale, përfshirë arrestimin e personave të përfshirë në raste penale.

Që nga 8 gushti 2023, kur ka filluar së zbatuari urdhri në fjalë, e deri më 6 shtator 2023 (një muaj), nga zyrtarë policorë të angazhuar në zbatim të ‘GODITJËS’, janë shënuar aktivitete si më poshtë: Numri i patrullimeve në zona urbane: 14417 patrullime, Numri i pikave të kontrollit të automjeteve: 12511, prej tyre 3274 me radar ose alkool-test, Numri i veturave të kontrolluara: 72386 vetura, Numri i lokaleve të kontrolluara: 966 lokale, Numri i personave të arrestuar: 234 persona, Numri i armëve të zjarrit të konfiskuara: 77 revole, 13 armë të gjata, Numri i municionit të konfiskuar: 2376 copë fishekë kalibrash të ndryshëm. Policia edhe në ditët në vazhdim do të vazhdojë me aktivitete me qëllim të shtimit të masave të sigurisë, inicimin e rasteve kriminale, arrestimin e personave që bien ndesh me ligjet e vendit.

Më Shumë

Kuvendi i Komunës së Prizrenit mblidhet më 10 dhjetor

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ftuar mbledhjen e parë inauguruese të Kuvendit të Komunës. Sipas njoftimit të komunës, ajo do të mbahet...

Selmanaj do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-deputeti dhe ish-kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka konfirmuar se do të jetë pjesë e garës për...

Lajmet e Fundit