Ish-ambasadori Delawie, thirrje pesë vendeve të BE-së që ta njohin Kosovën

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, iu ka bërë thirrje pesë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Delawie, në një postimi në rrjetin social, X (ish-Twitter), ka thënë se në këtë mënyrë ato kontribuojnë për paqen e qëndrueshme në Ballkan.

“Është padyshim koha që Spanja, Qiproja, Rumania, Sllovakia dhe Greqia ta njohin realitetin e pavarësisë së Kosovës dhe të kontribuojnë për paqen e qëndrueshme në Ballkan”, ka shkruar Delawie.

Ish-ambasadori, në këtë postim, ka shpërndarë një shkrim të kolumnistit dhe asistentit kërkimor nga Spanja, Juan García-Nieto, ku flet për Kosovën dhe domosdoshmëri e njohjes nga të gjitha vendet e BE-së.

Më Shumë

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...

Lajmet e Fundit