8.5 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Fibulat ilire në pulla postare

Filatelia e Postës së Kosovës, nga sot ka lëshuar në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Fibulat ilire”.

Ndër artefaktet e luajtshme të zbuluara në lokalitete antike arkeologjike në Kosovë, padyshim rëndësi të veçantë kanë edhe fibulat ilire.

Fibulat bëjnë pjesë në objektet më të përdorura të zbukurimit nga të gjitha fiset ilire. Në disa raste përmes stolive është dëshmuar edhe vet përkatësia ilire. Format dhe varietetet ishin të ndryshme: të thjeshta në formë të harkut apo të cilësuara si krijimtari me evolucion të veçantë siç është fibula e spektaklit të dy spiraleve të ngjitura në mes vete. Forma të tjera që shfaqen në epokën e hershme të hekurit përfshijnë ato me hark, karficat në formë kafshe, karficat në formë gjarpri, etj.

Fibulat bëjnë pjesë në trashëgiminë e vlerave  të veçanta për territorin e Kosovës, të cilat ndër të tjera flasin edhe për diferencimin social dhe ekonomik të individëve apo grupeve të shtresave elitare në kohën e neolitit dhe periudhës së vonë të hekurit.

Filatelia e Postës së Kosovës, përmes pamjeve të katër pullave postare prezanton katër forma të zbukurimeve nga kultura e begatshme ilire,

Më Shumë

Përkujtohen 68 të vrarët e masakrës së Fortesës

Në 27-vjetorin e ngjarjes tragjike të pranverës së vitit 1999, sot u përkujtuan 68 civilët e vrarë dhe të masakruar në fshatin Fortesë të...

Bashkimi U14 kampion i Kupës së Kosovës

Ekipi U14 i Bashkimit është shpallur kampion i Kupës së Kosovës, pas një paraqitjeje të shkëlqyer në turneun e zhvilluar në Mitrovicë, raporton PrizrenPress. Të...

Lajmet e Fundit