17.9 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Ritualet e shamanëve të Perusë ‘neutralizojnë’ Neymar-in (Video)

Të veshur me ponço shumëngjyrëshe, një grup shamanësh peruan lidhin një imazh të Neymar-it teksa kërkonin ta “neutralizonin” atë përpara ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës të së martës kundër Brazilit.

Grupi i shëruesve tradicionalë nga xhungla, malet dhe zonat bregdetare, i bëri thirrje “Tayta Inti” (Ati Diell) për të ndihmuar Perunë në ndeshjen e saj kundër Brazilit, fituesit pesë herë të Kupës së Botës.

“Ne e kemi neutralizuar Neymar-in duke i lidhur këmbët. E lidhëm që të mos jetë në formë të mirë dhe të mos vrapojë dhe të mos luajë mirë”, tha shamani Felix Rondan.

Shamanët kryenin ritualin jashtë stadiumit kombëtar, ku kishin ngritur një altar shumëngjyrësh me shpata, flamuj dhe foto të lojtarëve të të dyja skuadrave.

Më parë, ata morën ayuahasca, shpikja e fuqishme halucinogjene që thuhet se hap derën për botën shpirtërore.

Shamani Walter Alarcon tha se rituali kishte për qëllim të turbullonte mendjen e Neymar në mënyrë që ai të mos mund të “arrij atë që kërkon, që janë golat”.

 

Albanian Post

Më Shumë

Liria mposht Besën e Pejës, tri pikë jetike në shtëpi

Liria ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Besën e Pejës në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme para...

Dita Ndërkombëtare e Mamive shënohet në Spitalin e Prizrenit

Në ambientet e Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është shënuar simbolikisht 5 Maji - Dita Ndërkombëtare e Mamive, një ditë...

Lajmet e Fundit