13.6 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026

ASK: Eksporti shënon rënie për mbi 20%, e mbulon importin me 12.9%

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për eksportin dhe importin e mallrave. Sipas të dhënave që i ka publikuar, deficiti tregtar është rritur për 3.1% në gusht të këtij viti krahasuar me gushtin e vitit të kaluar. Ndërkohë që eksporti ka rënë për 20.7 për qind.

 

Sipas ASK-së, eksporti i mallrave në gusht 2023 kishte vlerën 67,3 milionë euro, ndërsa importi 523,1 milionë euro. Sipas ASK-së kjo paraqet një rënie prej 20,7% për eksport, si dhe 0.7% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

“Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 3,1% në muajin gusht 2023, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2022, gjegjësisht në vlerë prej 455,8 milionë euro, krahasuar me deficitin 441,9 milionë euro në vitin 2022. Eksporti mbulon importin me 12,9%”, theksohet në njoftimin e Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Sipas të dhënave të ASK-së,  të grupeve kryesore të eksportit: 21,7% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 19,1% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 13,7% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 12,3% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre e 5,4% e përbëjnë produktet bimore.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 16,9% e përbëjnë produktet minerale; 12,6% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10,8% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10,3% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 9,4% e përbëjnë mjetet e transportit; 6,0% e përbëjnë produktet e industrisë kimike e 5,9% e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tij.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar edhe të dhënat e eksporteve dhe importeve të Kosovës me vendet e BE-së.

“Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 20,6 milionë euro, ose rreth 30,7% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-33,4%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (12,3%), Italia (3,3%), Holanda (3,2%), etj. Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 217,0 milionë euro, ose 41,5% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 1,8%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (11,8%), Greqia (6,0%), Italia (4,4%), etj”, theksohet në njoftimin e ASK-së.

Në njoftim janë paraqitur edhe vlera e eksporteve dhe importeve të Kosovës me vendet e CEFTA-s.

“Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 26,7 milionë euro, ose 39,8% të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-17,1%). Partnerë kryesorë për eksport ishin: Shqipëria (14,3%), Maqedonia e Veriut (13,4%), Mali i Zi (5,4%), Serbia (5,2%). Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 73,2 milion Euro, ose 14,0% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-26,8%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (5,5%), Maqedonia e Veriut (4,5%), Serbia (2,1%)”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

ASK-ja ka paraqitur edhe të dhënat e eksporteve dhe importeve të Kosovës me vendet e tjera të botës.

“Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 19,9 milionë euro, ose 29,6%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: SHBA (15,9%) dhe Zvicra (8,5%). Ndërsa importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 232,8 milionë euro, ose 44,5%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (13,0%) dhe Kina (12,7%)”, thuhet në njoftimin e ASK-së.rtk

 


Më Shumë

Hilë Mosi, patrioti dhe poeti i përkushtuar që i dha zë çështjes kombëtare

Më 22 prill 1885 lindi në Shkodër Hilë Mosi, një nga figurat më të rëndësishme të periudhës së Rilindjes së vonë dhe viteve të...

Bashkimi në ‘match point’ për titull, pret Pejën 03 në finalen e gjashtë

Bashkimi ndodhet vetëm një fitore larg shpalljes kampion në Superligën e Kosovës për femra, teksa pret Pejën 03 në ndeshjen e gjashtë të serisë...

Lajmet e Fundit