18.3 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Jakup Berisha “Ylli i javës”

Federata e Futbollit e Kosovës vazhdojn të ndajë çmimin “Ylli i Javës”.

Në xhiron e 6-të të Albi Mall Superligës ky çmim i ka takuar mesfushorit të FC Feronikeli ‘74 , Jakup Berisha.

Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Bujar Asllani, Milaim Humolli e Blerim Haxholli, vendosi që epiteti i më të mirit për këtë xhiro t’i takojë mesfushorit të Niklit, pasi në ndeshjen në udhëtim kundër FC Liria pati paraqitje të mirë, teksa shënoi edhe dy gola, duke kontribuuar që skuadra e tij të fitojë tri pikë të reja, duke e përmbysur rezultatin nga 3:0 në 3:5.
Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e FC Feronikeli ‘74, Ergyn Ahmeti e ndau Edon Sejdaj, dizajner në Albi Mall.Pasi mori këtë çmim, Berisha u shpreh i lumtur për vlerësimin dhe për faktin që skuadra e tij tregoi karakter të lartë, duke u rikthyer nga disavantazhi prej tre golash.

“Të shpallesh më i miri i xhiros është një ndjenjë e veçantë, sidomos në një ndeshje si ajo e ditës së djeshme, e cila ishte e papërshkrueshme dhe e para në karrierën time që më solli emocione të tilla.

Të gjithë janë befasuar me përmbysjen e rezultatit nga 3:0 në 3:5 që e bëri skuadra jonë, por kjo tregon karakterin e ekipit tonë. Jam shumë i lumtur për fitoren dhe për faktin që e kam ndihmuar ekipin të arrijmë një tjetër fitore të vlefshme në Albi Mall Superligë.

Falënderoj bashkëlojtarët, stafin e trajnerëve, tifozët dhe të gjithë ata që besojnë tek ne. Feronikeli 74 nga ndeshja në ndeshje do të hyjë për rezultate pozitive dhe besoj që me punën që po bëjmë do të arrijmë pikë maksimale në çdo ndeshje”, ka thënë Jakup Berisha për faqen zyrtare të FFK-së.

Më Shumë

Gjoni Palokaj drejt titullit në OKTAGON MMA — Lufta kryesore në Hannover më 13 shtator

Luftëtari shqiptar i arteve marciale mikse (MMA), Gjoni Palokaj, është gati të shkruajë kapitullin e radhës në karrierën e tij premtuese. Me një rekord...

Rasti i 71-vjeçarit që vdiq pasi ra nga Kalaja e Prizrenit, avokati thotë se ka dyshime

Një 71-vjeçar nga fshati Llashkadrenoc i Malishevës, me vendbanim në Prizren, ka humbur jetën mbrëmë pasi u rrëzua nga Kalaja e Prizrenit. Avokati Gent Gjini,...

Lajmet e Fundit