Kurti: Armët e përdorura në sulmet terroriste janë prodhuar në Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se armët dhe pajisjet e tjera të përdorura në sulmet terroriste të kësaj jave janë bërë nga prodhuesit shtetërorë serbë të armëve ushtarake.

 

“Ideja se 26 SUV ushtarake dhe një arsenal i madh i prodhuar nga shteti serb hynë në Kosovë, të gjitha pa përfshirjen e qeverisë serbe, thjesht nuk është e besueshme”, ka shkruar Kurti në platformën ‘X’, e njohur më parë si ‘Twitter’.

Ndryshe mëngjesin e së dielës rreth 30 persona të grupit terrorist hapën zjarr ndaj një patrulle policie pranë fshatit Banjskë, me ç’rast vranë rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ky grup i terroristëve më pas theu portat e Manastiri në Banjskë dhe u barrikadua brenda, ku ishin priftërinjtë dhe pelegrinët vizitorë. Pasi që refuzuan të dorëzoheshin dhe vazhduan të sulmojnë në drejtim të policisë, tre prej tyre u eliminuan, një u plagos dhe u arrestua, derisa të tjerët ikë përmes maleve në drejtim të Serbisë.

Më Shumë

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

Lajmet e Fundit