Prizren/Arrestohen gjashtë të dyshuar për rrezikim të sigurisë në vendin e punës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar gjashtë të dyshuar, mbikëqyrës të punimeve dhe punëtorë të dy firmave punuese.

Bëhet e ditur se Policia  në Prizren, rezultat i hetimeve intenzive, ka arrestuar gjashtë të dyshuar, mbikëqyrës të punimeve dhe punëtorë të dy firmave punuese H.K. (viti i lindjes 1968), C.K. (viti i lindjes 1969), S.K. (viti i lindjes 1965), N.G. (viti i lindjes 1990), D.K. (viti i lindjes 2003) dhe A.Th. (viti i lindjes 2005).

“Arrestimi i tyre është bërë si rezultat i hetimeve intenzive dhe mbledhjes së provave rreth rastit të ndodhur me datën 30.09.2023 i cilësuar ‘Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’  në të cilin rast dy viktima meshkuj kosovar shqiptar përderisa kanë qenë duke punuar, njëri nga ta kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Si pasoj e lëndimeve viktima kishte ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje në njoftim thuhet se që të gjashtë të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Më Shumë

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Prizreni vazhdon mbështetjen për viktimat e dhunës, nënshkruhet Memorandumi i Mirëbesimit

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar sot Memorandumin e Mirëbesimit me Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Prizren, duke vazhduar mbështetjen institucionale për...

Lajmet e Fundit