ZYRTARE: Ndeshja Kosovë-Izrael nuk zhvillohet këtë muaj

Ndeshja mes Kosovës e Izraelit përfundimisht nuk do të zhvillohet këtë muaj.

Kështu ka bërë të ditur sot presidenti i Federatës së Futbollit të Izraelit, Moshe Zuarez.

I pari i futbollit në Izrael ka deklaruar se momentalisht askush nuk e ka mendjen te futbolli dhe presin që UEFA të caktojë një datë tjetër për ndeshjen ndaj Kosovës, e cila nuk pritet të jetë afër.

“Ne presim të dimë kohën e lojës së shpejti, por sigurisht që nuk do të ndodhë shumë shpejt. Për momentin, askush nuk mendon të luajë futboll. Situata në vendin tonë është e tmerrshme dhe shpresojmë që e gjithë kjo të përfundojë së shpejti”, tha Zuarez.

Kosova e Izraeli ishte paraparë të ballafaqohen më 15 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Më Shumë

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale...

Lajmet e Fundit