0.6 C
Prizren
E premte, 27 Dhjetor, 2024

Rasti i helmimit në Malishevë, AUV: Higjiena në nivel jo të kënaqshëm

Ekipi inspektues nën udhëheqjen e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Prizren e kanë inspektuar sot lokalin në të cilin janë helmuar 215 persona.

Sipas njoftimit të AUV-it, gjatë inspektimeve në lokalin “Dyner Apetit” kanë gjetur se kushtet higjineike nuk ishin në nivel të kënashëm, dy nga tre punëtorët në këtë lokal nuk posedonin librezë sanitare, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Ajo qe dihet nga inspektimi paraprak subjekti “Dyner Apetit”, i bërë në prezencë dhe bashkëpunim me Policinë dhe Prokurorinë është konstatuar si vijon: Kushte higjienike sanitare të përgjithshëm ishin në nivel jo të kënaqshëm, janë të punësuar 3 punëtor nga të cilët 2(dy) nuk posedojnë librezë sanitare si kusht shëndetësorë qe i jep të drejte të punoj me ushqim, nuk ka ofruar dëshmi për kryerje të DDD, të parapare me ligjet në fuqi”, thuhet në njoftimin për media.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Në komunikatë gjithashtu thuhet se janë marrë edhe mostra të lëndës së parë për verifikim.

“Janë marrë 5 mostra të ushqimit: Sos me trangull, Sos i kuqe, Mish pule – dyner, Qofte të freskëta, Pleskavica të freskëta. Janë marrë edhe 3 (tre) mostra të ujit dhe 26 strisho. Të gjitha këto materiale-mostra janë të mjaftueshme për testim laboratorik”, thuhet tutje.

Sipas njoftimit, AUV menjëherë pasi që ka marrë informacione në lidhje me helmimin e qytetarëvëe në Malisheve ka dal në vend të ngjarjes dhe ka mbledhë infomacione dhe fakte për identifikim të shkaqeve që kanë dërguar deri në helmim të qytetarëve.

Ditë më parë mbi 200 persona dyshohen se janë helumuar si pasojë e konsumimit të ushqimit në një lokal në Malishevë.

Në anën tjetër, Gjykata Themelore në Gjakovë, Dega në Malishevë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, të dyshuarit K.Sh., pronari i lokalit ku dyshohen se u helmuan mbi 200 persona, në Malishevë./BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Komuna e Dragashit fiton Grantin e Performancës për herë të tretë radhazi

Komuna e Dragashit, nën udhëheqjen e Kryetarit Xheladini, është shpallur fituese e Grantit të Performancës për të tretin vit radhazi. Ky sukses vjen si rezultat...

Vetëvendosje akuzon drejtorin Lamaj për manipulim të çmimit të shtyllave elektrike në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të drejtorit të Shërbimeve Publike të kësaj komune, Çelë Lamaj, të bëra gjatë seancës së...

Lajmet e Fundit