7.5 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Fury dhe Ngannou boksojnë sonte në Arabinë Saudite – njëri do të fitojë pesë herë më shumë se tjetri

Kampioni i boksit, Tyson Fury dhe ish-kampioni i UFC-së, Francis Ngannou, do të luftojnë sonte (e shtunë) sipas rregullave të boksit në Arabinë Saudite.

Dje u zhvillua një peshim dhe përballje zyrtare para kësaj ndeshjeje të çuditshme dhe të dy luftëtarët u sollën në përputhje me rrethanat.

Përballja kaloi pa tensione të mëdha dhe Ngannou që ishte më i rëndë se sa ka peshuar ndonjëherë në karrierën e tij, me peshë deri në 123 kilogramë.

 

Fury futet në luftë, e cila është planifikuar për dhjetë raunde, tre kilogramë më e rëndë se francezi.

Ngjarja zhvillohet  sonte në Riad të Arabisë Saudite dhe fillon në orën 19:00, por Fury dhe Ngannou do të hyjnë në ring rreth orës 23:30.

Fury duhet të marr të paktën 50 milionë euro, ndërsa Ngannou rreth 10 milionë euro.

 

Pas kësaj lufte, Fury pret një ndeshje me Oleksandr Usyk për të unifikuar titujt e peshave të rënda në dhjetor ose janar, ndërsa Ngannou është ende në pritje të emrit të kundërshtarit me të cilin do të luftojë në organizimin MMA. /Telegrafi/

 

Më Shumë

Në Zlipotok përkujtohet 111-vjetori i Betejës së Çanakkalasë

Në fshatin Zlipotok të Dragash është mbajtur një ceremoni përkujtimore me rastin e 111-vjetorit të Betejës së Çanakkalasë, e organizuar nga KFOR-i Turk. Në këtë...

Besniku i Drinit të Bardhë operohet me sukses

Futbollisti i Drinit të Bardhë, Besnik Krasniqi, ka kaluar sot me sukses ndërhyrjen kirurgjikale për trajtimin e ligamentëve të dëmtuar, pas lëndimit të pësuar...

Lajmet e Fundit