18 C
Prizren
E shtunë, 14 Qershor, 2025

Nëse dëshironi të jeni të dashuruar në ditën e Shën Valentinit, prej tani duhet ta nisni lidhjen me dikë

E dimë se është shumë herët të flasim për ditën e Shën Valentinit, por nëse dëshironi të ndiheni e dashuruar me 14 shkurt, atëherë sot duhet të filloni t’i ndërmerrni hapat e duhur.

Hulumtimet e reja thonë se ata që dëshirojnë ta gjejnë dashurinë në kohën e Shën Valentinit, duhet të fillojnë takimet prej tani – pasi që aq gjatë merr kohë për një çift të “kompletohet”.

Ekspertët kanë treguar se ne mesatarisht dalim në 18 takime para se ta takojmë partnerin afatgjatë.

Prandaj, nëse kjo është një takim në javë, ju është dashur ta filloni kërkimin me 7 tetor për ta pasur dikë në ditën e Shën Valentinit.

Ky trend përkrahet edhe nga kompania ‘Hinge’, e cila ka zbuluar se 15% e meshkujve janë më të prirë të kërkojnë lidhje në muajt e ftohtë të vitit, ndërkaq femrat janë 5% më të prira të veprojnë njëjtë.

Kjo ka kuptim sepse vjeshta e dimri janë periudha të përsosura për t’u përqafuar me partnerin në shtrat përderisa i shikoni serialet apo filmat e preferuar

Më Shumë

Malishevë, përurohen shtatë vepra të reja letrare dhe historike të autorit Ramadan Krasniqi

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastratit, vazhdojnë aktivitetet për shënimin e 16 qershorit – Ditës së Çlirimit dhe të Dëshmorëve...

Begaj, homazhe te monumenti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka arritur në Kosovë, gjegjësisht në Prizren. Ai, së bashku me kryetarin e kësaj komune, Shaqir Totaj, bëri homazhe pranë...

Lajmet e Fundit