6.9 C
Prizren
E shtunë, 15 Nëntor, 2025

Borell: Para anëtarësimit, Ballkanin ta integrojmë në procesin vendimmarrës

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell i cili e kryesoi takimin e sontëm në Bruksel ndërmjet ministrave të Jashtëm të shteteve të Bashkimit Evropian me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor, tha se BE dëshiron ta integroj Ballkanin edhe para anëtarësimit të tyre të plotë.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e për lëndët filozofi, sociologji dhe psikologji

Borell në një reagim në platformën X (Twitter) tha se Bashkimi Evropian i konsideron vendet e Ballkanit Perëndimor si partnerë të besueshëm në politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes.

“Sonte po kryesoj takimin ministror BE-Ballkani Perëndimor, me gjashtë ministra nga ai rajon. Ne duam ta integrojmë rajonin në procesin tonë të vendimmarrjes edhe para anëtarësimit, duke përfshirë vendimet e politikës së jashtme dhe të sigurisë. Vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE”, ka thënë Borell në X.Në këtë takim vendet e Ballkanit u përfaqësuan nga shefat e diplomacive, ndërsa kujtojmë se nga gjashtë vendet e Ballkanit, tre ministrat ishin shqiptar: Donika Gërvalla e Kosovës, Igli Hasani i Shqipërisë dhe Fatmire Isaki nga Maqedonia e Veriut.

Ndryshe, pas takimit të ministrave të punëve të jashtme, Borell theksoi rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit të fortë me partnerët nga Ballkani Perëndimor me qëllim të ndërtimit të qëndrueshmërisë dhe promovimit të paqes dhe stabilitetit në kontinent.

Qëllimi i takimit ishte intensifikimi i mëtejshëm i angazhimit të Bashkimit Evropian me gjashtë vendet e BP, me theks në sfidat e përbashkëta të sigurisë, të cilat përfshijnë “ndërhyrja e huaj dhe manipulimi i informacionit; kërcënimet kibernetike dhe pasojat e Rusisë pas agresion kundër Ukrainës”, deklaroi Këshilli i BE-së.RTKlive

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

Flija gjigante 100 kilogramëshe – sërish kryefjalë e “Darkës së Bereqetit Hasjan” në Gjonaj

Në fshatin Gjonaj të Hasit, të enjten u organizua për herë të tretë manifestimi tradicional “Darka e Lamës”. Të pranishëm në këtë ngjarje, përveç...

Shtyhet afati për aplikim për bursa studentore në Dragash

Për shkak të interesimit të madh të studentëve, Drejtoria për Arsim në Komunën e Dragashit ka njoftuar se është shtyrë afati për aplikim për...

Lajmet e Fundit