Tyson Fury mund të vendosë të tërhiqet para ndeshjes së tij të shumëpritur me Oleksandr Usyk, sipas ish-boksierit George Groves.
Dy peshat e rënda janë vendosur të takohen ballë për ballë në një luftë historike të bashkimit të katër rripave. Një përballje saudite ishte planifikuar për më 23 dhjetor, por ajo u shty pas fitores së diskutueshme të Fury-t ndaj fillestarit të boksit, Francis Ngannou, një legjend e UFC-së.
Fury pësoi një tronditje të madhe pasi u rrëzua në raundin e tretë, ndonëse në fund doli fitimtar i duelit.
Britaniku kishte vendosur të shpallte zyrtarisht planet për t’u përballur me Usyk, i cili ishte në ring pas luftës Fury – Ngannou.
Megjithatë, ai hodhi poshtë mundësinë për t’u kthyer menjëherë në një kamp stërvitor. Dhe për këtë arsye, përplasja në peshën e rëndë u shty për dy muaj të tjerë.
Tani pritet të zhvillohet në shkurt, por ish-kampioni i WBA në peshën super të mesme Groves nuk është i sigurt nëse “Gypsy King” do të jetë gati për sfidën.
Duke folur për “Boxing King Media”, Goves tha: “Ai mund të dalë në pension. Mund të jetë hera e fundit që ne e shohim atë”.
“Ai qartazi nuk ishte i përgatitur dhe ndoshta kishte bërë pak stërvitje, por ai nuk kishte bërë ndonjë stërvitje të vërtetë, ndonjë stërvitje konkurruese”.
“Njerëzit kanë thënë herë pas here se kur njerëzit dyshojnë te Fury, atëherë ai ngrihet në këmbë dhe ai e ka dëshmuar këtë në të kaluarën”.
“Por a dëshiron vërtet ta bëjë këtë tani, në moshën tridhjetë e pesë vjeç me të gjitha gjërat që ka arritur?”, shtoi Groves.
Groves tha gjithashtu për “talkSPORT” se ai beson se Fury ka më shumë gjasa të ndeshet përsëri me Ngannou sesa me Usyk.
Të dy Fury dhe Usyk janë të pamposhtur duke iu afruar luftës së shumëpritur. Fury ka fituar 34 nga 35 ndeshjet e tij deri më tani, duke barazuar vetëm një herë kundër Deontay Wilder.
Ndërkohë, Usyk i ka fituar të 21 ndeshjet e karrierës së tij. Albanian Post