10.5 C
Prizren
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026

Përurohet objekti i dytë i shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit

Të hënën është përuruar objekti i ri i shkollës “ Zenun Çoçaj” në Gjonaj, përmes një ceremonie festive. Pjesë e kësaj ceremonie ishin nxënës, prindër dhe stafi i shkollës, si dhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj me bashkëpunëtorë.

Ai në një fjalim rasti, tha se është kënaqësi që në lokalitetin e tij të origjinës, po përurohet ky objekt i cili do të ofrojë kushte sa më të volitshme në ngritjen e cilësisë në arsim. Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj- Gutaj, tha se objekti është ndërtuar sipas standartëve më bashkëkohore, për të ofruar kushte optimale për proces të mirëfilltë edukativo-arsimor.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Drejtori i shkollës, Qazim Çoçaj, tha se ndërtimi i objektit të ri shkollor në Gjonaj, ka qenë kërkesë e prindërve, që nxënësit të cilët udhëtonin për në shkollën tjetër, të kenë më afër një objekt të tillë, ndërsa pati një kërkesë ndaj autoriteteve komunale për objekte tjera përcjellëse.

Aktivisti i fshatit dhe anëtari i Kuvendit të Prizrenit, Haziz Hodaj, ishte i lumtur që nga dita e sotme, nxënësit do të ndjekin mësimet në një objekt shumë më afër shtëpive të tyre dhe në kushte shumë të favorshme, për dallim nga objekti i vjetër i cili nuk i plotësonte kushtet elementare për punë cilësore.

Punimet në ndërtimin e këtij objekti të ri shkollor kanë filluar në vitin 2019. Kostoja e përgjithshme e projektit kap vlerën e 601 mijë eurove dhe do të ketë 9 dhoma mësimi, tre kabinete dhe hapësirë për bibliotekë. Në objektin e ri përveç atij ekzistues në Kodrën e Pajtimit, mësimet i ndjekin rreth 400 nxënës. Për të gjithë të pranishmit u shfaq edhe një program artistik nga nxënësit./tv prizreni

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Barnatorja Qendrore në Rahovec nis punën me dy ndërrime

Nga dita e nesërme, Barnatorja Qendrore në kuadër të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec do të funksionojë me dy ndërrime, duke mundësuar shërbime...

Haziz Hodaj nuk do të jetë delegat i Kuvendit të LDK-së

Anëtari i vjetër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Haziz Hodaj, nuk do të jetë delegat në Kuvendin e kësaj partie që...

Lajmet e Fundit