19 C
Prizren
E shtunë, 14 Qershor, 2025

Prizreni triumfon në derbin ndaj Bashkimit

Derbi i qytetit i ka takuar Proton Cable Prizrenit, që shënoi fitore ndaj Bashkimit me shifrat 90:82 (18:26, 24:20, 25:23, 23:13), në xhiron e 11-të të Prince Caffe Superligës.

Basketbollistët e Bashkimit e nisën ndeshjen më mirë dhe që në çerekun e parë krijuan epërsi prej dhjetë pikësh, 11:21, derisa këtë pjesë e fituan 18:26. Por, Proton Cable Prizreni nuk u dorëzua dhe ngushtoi shifrat minimalisht në 38:39, derisa pjesa e parë përfundoi 42:46.

Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e tretë, ku Prizreni arrin të kalojë në epërsi në 65:64, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 67:69. Proton Cable kishte epërsi në dhjetë minutat e fundit në 83:73, por nga ky moment Portokallezinjtë filluan një seri të suksesshme, për të afruar rezultatin në 83:82, megjithatë, në fund më të përqendruar ishin basketbollistët e Proton Cable Prizrenit që triumfuan 90:82.

Desi Sills ishte më i miri te Proton Cable Prizreni me 28 pikë, pesë kërcime e pesë asistime, derisa Altin Morina ishte më i dalluari te Bashkimi me 13 pikë, gjashtë kërcime e 12 asistime.

Tani të dy skuadrat kanë nga katër fitore e shtatë humbje. /Gazeta Express/

 

Më Shumë

Dështon edhe përpjekja e 30-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

Për herë të 30-të sot ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi sërish sot nga...

Bizneset hoteliere dhe turistike drejt falimentimit për shkak të shtrenjtimit të rrymës, kërkojnë ndërhyrje urgjente të shtetit

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK), Hysen Sogojeva, paralajmëron se shumë kompani hoteliere dhe turistike janë në prag të falimentimit...

Lajmet e Fundit