5.2 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026

Todt për gjendjen e Schumacherit: Është pjesë e familjes time, e takoj rregullisht

Po  bëhen gati 10 vjet nga aksidenti me ski i Michael Schumacher, 7 herë kampionit të botës në Formula 1 dhe në gjithnjë këto vite lajmet për gjendjen e tij janë me pikatore. Një nga njerëzit më pranë pilotit gjerman është Jean Todt, me të cilin Schumacher shkroi historinë e këtij sporti kur ishin së bashku te Ferrari.

Duke folur për “La Stampa”, Todt ka deklaruar: “Në fillim marrëdhënia jonë ishte profesionale por dalë nga dalë kjo marrëdhënie u forcua shumë deri sa u bëmë miq të mirë. Michael e konsideroj një mik dhe është pjesë e familjes time. Shkoj ta takoj rregullisht dhe në të shkuarën kemi parë mjaft gara së bashku”.

 

 

“Gjendja e tij është një çështje private. E vetmja gjë që mund të them është se e adhuroj Michael, e adhuroj familjen e tij dhe është e drejtë të respektojmë privatësinë e tyre. Në marrëdhënien tonë kemi arritur shumë suksese dhe kjo na bën edhe më të pandarë”, u shpreh Jean Todt, ish drejtori sportiv i Ferrari.

Më Shumë

Shpërthen bombola e gazit, përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prizren

Është përfshirë nga zjarri një shtëpi në Prizren. Në raportin e policisë thuhet se shtëpia është e braktisur dhe aty qëndron një person i pastrehë. Ai...

Kompanitë private i bashkohen aksionit për Malishevën e pastër

Ka vazhduar edhe sot aksioni i pastrimit “Për Malishevën e pastër”, këtë herë në fshatrat Carrallukë, Shkarashnik dhe Tërpezë e Poshtme, me pjesëmarrjen e...

Lajmet e Fundit