2.6 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Galaktiku i ri që po mbretëron te Real Madridi

Jude Bellingham, po mbretëron te Real Madridi, që nga transferimi i tij nga Borussia Dortmundi në verën që shkoi për 100 milionë euro.

Bellingham nuk u mendua që do të shkëlqente dhe do të përshtatej aq shpejt në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Mesfushori anglez në 17 paraqitje për Los Blancos deri më tani ka shënuar 15 gola dhe ka kontribuar edhe me katër asistime. Ai debutoi në “El Clasico”, ndaj Barcelonës me dy gola.

Deri më tani është shpërblyer me nëntë herë “Lojtari i Ndeshjes”. Dy herë është zgjedhur nga La Liga dhe tri herë të tjera nga klubi i tij.

Bellingham është bërë gjithashtu lojtari i parë i Real Madridit që shënon në katër ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve.

Gjithashtu në mesin e rekordeve që është duke thyer, vlen të përmendet se është edhe futbollisti i parë i Los Blancos me më së shumti gola në 15 paraqitjet e para, duke lënë pas legjenda si Cristiano Ronaldo, Alfredo di Stefano, Raul e shumë të tjerë.

Ai së fundmi e fitoi edhe çmimin e “Golden Boy 2023”, duke e rrumbullakuar kështu vitin 2023.

Nga Bellingham pritet akoma më shumë në vitin e ardhshëm, duke pasë parasysh jo vetëm arritjet me Real Madridin, por edhe me kombëtaren e Anglisë në Kampionatin Evropian, që do të mbahet në Gjermani.

Mesfushori anglez me formën që është duke kaluar pritet të jetë njëri nga kandidatët kryesorë për Topin e Artë, çmim që së fundmi e fitoi Lionel Messi. /Klankosova.tv.

Më Shumë

Bashkimi vazhdon me humbje, pëson nga Prishtina

Bashkimi i Prizrenit ka regjistruar humbjen e katërt rresht në Superligën e Kosovës në basketboll. Pas Vëllaznimit, Rahovecit 029 e Trepçës, Bashkimi ka pësuar...

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Katër banesa moderne në zonat më të mira të Prizrenit, me mundësi pagese fleksibile në këste. Lokacionet • 3 banesa në lagjen Dardania, rruga kryesore Prizren...

Lajmet e Fundit