19.2 C
Prizren
E hënë, 3 Nëntor, 2025

Qeveria ndan 5 milionë euro për lëndë djegëse për familjet me asistencë

Qeveria e Kosovës ka ndarë 5 milionë euro, si masë shtesë për blerjen e lëndëve djegëse për ngrohje për familjet me asistencë sociale.

 

“Në mbledhjen e 174-të të Qeverisë ndamë 5 milionë euro, e me këtë shumë do të mundësohet subvencionimi i blerjes së lëndës djegëse për familjet me asistencë sociale, me qëllim kalimin sa më të lehtë të dimrit për këto familje”, ka deklaruar kryeministri Albin Kurti, përgjatë prezantimit të kësaj mase.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka treguar se forma e deponimit të kësaj mase do të bëhet në mënyrë të drejtpërdrejtë, nga listat e asistencës sociale nga Qendrat për Punë Sociale.

“Nuk ka nevojë për aplikim, qendrat për punë sociale kanë familje të cilat pranojnë mbështetjen sociale. Përllogaritja bëhet në formën që për secilën familje përfitimi është 120 euro që është ekuivalent me 2 metër kub dru me çmimin e tregut. Ndërkaq për çdo anëtar të familjes, duke përfshirë edhe kryefamiljen, është edhe 30 euro shtesë”, ka deklaruar Murati.

Shefi i Seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Johannes Madsen Stenbaek, nëpërmjet subvencionimit të të cilëve po mundësohet edhe kjo përkrahje, ka thënë se Kosova do të jetë përfituese edhe për projekte të radhës.

“Ne presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të shkëlqyeshëm në sektorin e energjisë dhe në reformat e zbatimit të investimeve, për të siguruar një të ardhme të mirë për të gjithë qytetarët dhe për ta afruar Kosovën drejt BE-së”, ka deklaruar ai.RTKlive

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

Rikthehet kalimi pa kontrolle i automjeteve në kufirin Kosovë-Shqipëri 02.11.2025 16:38

Është rikthyer lëvizja pa kontroll midis Shqipërisë dhe Kosovës. Vendimi ka hyrë në fuqi më 1 nëntor dhe do të zgjasë deri në fund...

Arinjtë vizitojnë vendbanimet në disa rajone të Prizrenit

Rritja e numrit të arinjve është kthyer në shqetësim për banorët e disa komunave në rajonin e Prizrenit. Në Suharekë, Mamushë e Dragash, banorët...

Lajmet e Fundit