Prokuroria Antidoping kërkon pezullimin me katër vite për Pogba

Prokuroria Kombëtare Anti-Doping në Itali ka kërkuar një pezullim prej katër vitesh për Paul Pogba, lojtari i Juventus-it, i cili doli pozitiv për testosteron pas një testi antidoping.

Rezultati pozitiv doli pas një kontrolli rutinë të kryer në 20 gushtin e kaluar në Udine në fund të ditës së parë të Serie A.

Mesfushori i Juventus-it u pezullua përkohësisht, deri në nxjerrjen e vendimit të ri, nga Gjykata Kombëtare Anti-Doping më 11 shtator.

Pasi të jetë vendosur skualifikimi, klubi i Juventus-it do të marrë vendime në lidhje me kontratën e francezit, e vlefshme deri në vitin 2026 me 8 milionë euro neto, e cila bruto, falë Dekretit të Rritjes, bëhet 10.48 milionë euro.

Për momentin, duke pasur parasysh pezullimin, Pogba merr pagën minimale të vendosur në bazë të kontratës (pak më shumë se 42 mijë euro bruto). Në rast të një skualifikimi katërvjeçar, Juventus gjithashtu mund të vendosë të ndërpresë kontratën. Albanian Post

Më Shumë

Totaj: Stadiumi i Lirisë do të bëhet me standarde të UEFA-s

Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në...

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Lajmet e Fundit