22.4 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025

Prizren, 5 aktakuza për 24 orë

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur gjashtëdhjetetetë (68) aktakuza kundër nëntëdhjetegjashtë (96) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona dhe janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave.

Prokuroria Speciale (PS), ka ngritur aktakuzë një (1) aktakuzë kundër tre (3) të pandehurve, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, si dhe ka ngritur tridhjeteshtatë (37) aktakuza kundër dyzetenjë (41) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Seks 10 herë në ditë. Truku që pak meshkuj e dinë
TestoY

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar tre (3) persona dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Më Shumë

Shaqir Totaj do të kandidojë sërish për kryetar të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj në një intervistë për “Fol me Arin”, ka treguar se çfarë e karakterizon këtë qytet si më të ‘bukurin...

Alishani ngre akuza për përplasje në kabinetin e Totajt, Lamaj i hedh poshtë

Asambleistja e Vetëvendosjes në Kuvendi Komunal Prizren, Dafina Alishani po pretendon për një përleshje fizike mes shefit të kabinetit të kryetarit të Shaqir Totajt,...

Lajmet e Fundit