10 familje do të bëhen me shtëpi të reja në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati ka bërë të ditur se shumë shpejt 10 familje me kushte të rënda ekonomike të kësaj komune do të bëhen me shtëpi të reja.

 

Kjo falë bashkëpunimit të kësaj komune me organizatën “Qatar Charity”.

“Një lajm i mirë! Po shkon drejt finalizimit ndërtimi i 10-të shtëpive për familjet në kushte të rënda ekonomike. Është kënaqësi e madhe që në prag të festës së fundvitit, të takoja nga afër disa nga 10-të familjet, të cilat shumë shpejt jetesën e tyre do ta vazhdojnë në shtëpitë e reja të banimit, shtëpi të cilat do të jenë të pajisura me të gjitha elementet e nevojshme për një familje. Ndërtimi i këtyre shtëpive po bëhet falë një bashkëpunimi të mirë të Komunës sonë me organizatën “Qatar Charity”, të cilës përzemërsisht i jemi tejet mirënjohës e falenderues”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Më Shumë

Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në kuadër të projektit për ndërtimin e...

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Lajmet e Fundit