FFK rekruton 64 gjyqtarë të rinj

Federata e Futbollit e Kosovës ka rekrutuar 64 gjyqtarë të rinj të futbollit në të dyja gjinitë, pas një procesi të rekrutimit në të gjithë vendin.

 

Komisioni i Gjyqtarëve në FFK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në bazë të planit të aktiviteteve vjetore ka vazhduar rekrutimin e gjyqtarëve të rinj dhe avancimin e atyre aktual në të gjitha regjionet e Kosovës.

“Pas shpalljes për rekrutim të gjyqtarëve të rinj nga të gjitha regjionet dhe trajnimit bazik të ndjekur nga ta në regjionet përkatëse, Komisioni i Gjyqtarëve ka përfunduar me sukses testimet finale për rekrutimin e gjyqtarëve të rinj. Në të njëjtën kohë, testimeve dhe vlerësimeve u janë nënshtruar edhe gjyqtarët aktual për t’u avancuar në kategori më të larta. Nga këto testime është bërë rekrutimi i 64 gjyqtarë të rinj dhe janë avancuar 62 të tjerë nga kategoria e katërt në kategorinë e tretë, ndërsa 19 gjyqtarë të tjerë janë avancuar nga kategoria e tretë në të dytën”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se Komisioni vazhdimisht bën rekrutimin e gjyqtarëve, në mënyrë që të mbulojë të gjitha ndeshjet me gjyqtarë dhe t’i përgjigjet masovizimit që po ndodh me futbollin në Kosovë.

Më Shumë

Ardian Krasniqi shpallet kampion i Evropës pasi mposhti Vinko Zadro

Boksieri Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin Vinko Zadro dhe duke u shpallur kampion i...

Ballkani përmbyll fazën përgatitore në Bansko

Ballkani ka mbyllur fazën përgatitore në Bansko, duke zhvilluar disa ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri dhe garat evropiane. Në miqësoren...

Lajmet e Fundit