Totaj e Veselaj-Gutaj takohen me drejtorët e shkollave

Kryetari i Prizrenit,Shaqir Totaj,bashkë me drejtoreshën e Arsimit, Luljeta Veselaj-Gutaj janë takuar me drejtorët e shkollave .

Totaj e Veselaj kanë falenderuar drejtorët e shkollave për punën e tyre.

Pas takimit, drejtoresha e Arsimit, Luljeta Veselaj-Gutaj, theksoi se qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi i ecurisë së punës në shkolla.

Ajo shtoi se theks të veçantë në këtë takim i është kushtuar sigurisë në shkolla dhe ngritjes së cilësisë në arsim.

Gjatë takimit, drejtoresha e ShFMU “Naim Frashëri” në Vlashnje, Luljeta Gavazaj, sqaroi se si shkak i punimeve në shkollën e tyre për problemin që kanë me ngrohjet qendrore dhe dëmtimit të pompës, mësimi nuk do të fillojë të mërkurën, por të hënën e javës së ardhshme për shkollën amë.

Ndërsa, drejtoresha Veselaj-Gutaj tha se si drejtori kanë bërë mjaft përpjekje për t’iu dalë në ndihmë shkollave që kanë probleme të tilla, por që sipas saj kjo çështje është përgjegjësi që i takon KEDS-it. Drejtori i ShMLM “Luciano Motroni” në Prizren, Mehdi Krasniqi, theksoi se mungesa dhe ndërrimi i vazhdueshëm i kuadrit mësimor në shkollën e mjekësisë, si dhe vlera e pamjaftueshme e pagës sekondare për mësimdhënësit, janë ndër çështjet kryesore që po shkaktojnë probleme në arritjen e cilësisë më të mirë për ta.

Ai shtoi se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë shkollor.

Ndërkaq, drejtoresha Veselaj-Gutaj tha se të njëjtat probleme po hasin edhe shkollat e mjekësisë në komuna të tjera të Kosovës, për të cilën gjë si drejtori kanë parashtruar kërkesë në Ministrinë e Arsimit që të ofrojnë rekomandime se si duhet të veprojnë më tutje. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili falënderoi të gjithë drejtorët për përkushtimin dhe punën e tyre./TV Prizreni

Më Shumë

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit