Telekomi i Kosovës me ofertë atraktive në platformën televizive

Telekomi i Kosovës ka njoftuar për ofertën e re ndaj shikuesve, e që është përfshirja e platformës “DigitAlb” për dy vitet e ardhshme.

“Abonuesve të Telekomit të Kosovës do t’u ofrohen kanalet dhe përmbajtja më e kërkuar televizive në hapësirat shqipfolëse. Këtu përfshihen: Top Channel, Klan Shqipëria, Klan Maqedonia, ligat më të njohura të futbollit evropian, filma të zhanreve më të shikuara, seriale me karaktere mbresëlënëse, programe edukative, dokumentarë magjepsës, BBVA3 që vjen në ekranet kosovare ekskluzivisht nëpërmjet TV Vala dhe shumë e shumë kanale të tjera të platformës DigitAlb, krahas atyre të Tring”, njofton Telekomi.

Sipas njoftimit, përmbajtja televizive do t’u ofrohet përmes platformës dhe pajisjeve OTT (TV Vala box), që janë pajisje të teknologjisë së fundit, dhe mundësojnë shikimin e 25 kanaleve më të shikuara deri në 7 ditë mbrapa.

“Nga kanalet sportive, pakot e reja të Telekomit të Kosovës përfshijnë edhe kanale sportive me lojërat e ligave më të njohura botërore, që ju mbajnë në teh të kolltukut, si: Liga Angleze “Premier League”, Liga Gjermane “Bundesliga”, Liga Italiane “Serie A”, Liga Holandeze “Eredivisie”, përfaqësuesja e Kosovës, FA Cup, kupat e Spanjës, FFF Coupe de France, kupa e Holandës, si dhe shumë evente të tjera sportive”, vazhdon njoftimi.

Më Shumë

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Lajmet e Fundit