19.4 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026

Ndërroi pronarët e tri tokave në vlerë 250 mijë euro, aktakuzë ndaj referentit në Dragash

Departamenti i krimeve të rënda i Prokurorisë Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj referentit pranë Zyrës kadastrale të Drejtorisë për urbanizëm, kadastër dhe mbrojtjen e mjedisit të Komunës së Dragashit A.S., për shkak të dyshimit se në vazhdimësi ka kryer veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas njoftimit të Prokurorisë ai në kundërshtim me Ligjin për themelimin e regjistrit të të drejtave të pronës së paluajtshme, pa bazë juridike dhe procedurë të rregullt ligjore, i ka regjistruar në emër të një personi tjeter tri prona të cilat kishin një pronar.

“Sipas aktakuzës, me datë 07.09.2021 në Dragash, në cilësinë e personit zyrtar – referent pranë Zyrës kadastrale të Drejtorisë për urbanizëm, kadastër dhe mbrojtjen e mjedisit të Komunës së Dragashit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, tejkalon kompetencat e tij, me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për personin tjetër apo që t’i shkaktojë dëm personit tjetër ose që t’i shkel të drejtat e këtij të fundit, vepron në kundërshtim me Ligjin për themelimin e regjistrit të të drejtave të pronës së paluajtshme, në atë mënyrë që ngastrat kadastrale: P-457, P-1478 dhe P-2138 të Zonës Kadastrale të fshatit Brezne – Komuna e Dragashit, me pronar ekzistues D.B., pa bazë juridike dhe procedurë të rregullt ligjore, të njëjtat i regjistron në emrin e qytetarit H.B., duke ia lëshuar të njëjtit certifikatën e pronësisë së datës 07.09.2021, e cila certifikatë është në kundërthënie të plotë me certifikatën e pronësisë së datës 14.08.2018 lëshuar nga po i njëjti autoritet, qytetarit – të dëmtuarit D.B.,”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/

Sipas njoftimit ai jashtë çdo autorizimi ka përpiluar edhe një shpjegim me shkrim për Gjykatën, me sqarimet se pse ka vendosur që pronat e D.B. i ka kaluar në emër të H.B..

“Ndërsa, me datë 02.11.2021 jashtë çdo autorizimi lidhur me detyrën e tij zyrtare, përpilon Shpjegimin me shkrim për Gjykatën, të cilin e nënshkruan dhe e vulos me vulën zyrtare të autoritetit kadastral, madje pa e protokolluar fare të njëjtin, ia dërgon Gjykatës, në të cilin shpjegim i ka paraqitur sqarimet – arsyet e tij se përse i ka regjistruar ngastrat e lartpërmendura kadastrale nga pronari ekzistues D.B., në personin tjetër H.B., me çka i shkakton dëm të dëmtuarit D.B., në vlerën e ngastrave kadastrale prej 250,000.00 euro”, thuhet në njoftim.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Policia në Prizren hap dyert për nxënësit, ligjërohet për sigurinë në trafik

Stacioni Policor Prizren-Veri ka mirëpritur sot një grup nxënësish nga një kolegj i qytetit, në kuadër të aktiviteteve edukative për rritjen e ndërgjegjësimit mbi...

Sonte finalja e madhe: Peja 03 dhe Bashkimi për titullin kampion

Sot zhvillohet ndeshja vendimtare e sezonit në Superligën e Kosovës në basketboll për femra, ku Peja 03 dhe Bashkimi përballen në finalen e shtatë...

Kohë lufte

Lajmet e Fundit