Moti sot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell

Sot në Kosovë pritet të mbaj mot me vranësira dhe me intervale të shkurta me diell, por në mëngjes parashihet të ketë reshje të pakta në zona të caktuara, kryesisht në formë të borës.

Sipas Meteo Kosova, dita do të vijojë me vranësira dhe intervale me diell, përcjell Klankosova.tv.

Ndërkaq era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.

“Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 5 deri në 10 gradë Celsius”, sipas MK-së.

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Lajmet e Fundit