6.1 C
Prizren
E hënë, 16 Shkurt, 2026

Derbi Peja-Bashkimi, hap sfidat e xhiros së 21-të

Superliga e basketbollit të Kosovës, rikthehet sonte me ndeshjen Peja-Bashkimi.

 

Rivalët e vjetër do të ndeshen në “Karagaçi” të Pejës, në një sfidë e cila pritet të prodhojë duel tejet interesant.

Kampionët e Kosovës ndodhen në vendin e dytë me 15 fitore e pesë humbje, derisa prizrenasit në vendin e gjashtë me shtatë fitore e 13 humbje.

Xhiroja e 21-të do të vazhdojë nesër me dy ndeshjet radhës, ku do të përballen Trepça-Golden Ylli dhe Proton Cable Prizreni – Istogu.

Në “Minatori” do të ballafaqohen vendi i parë më të katërtin. Mitrovicasit janë liderë me 18 fitore e dy humbje, kurse therandasit kanë 12 fitore e tetë humbje.

Ndërkaq, në ndeshjen të ditës së premte do të përballen Proton Cable Prizreni me Istogun. Prizrenasit janë në vendin e shtatë me pesë fitore e 15 humbje, kurse istogasit të fundit me vetëm një fitore e 19 humbje.

Kjo xhiro përmbyllet të shtunën në Gjakovë, ku pritet atmosferë e mirë, në duelin Vëllaznimi-Sigal Prishtina.

Kuqezinjtë ndodhen në vendin e pestë me nëntë fitore e 11 humbje, derisa bardhekaltrit në vendin e tretë me 13 fitore e shtatë humbje.

Superliga / Java 21

Sot takohen:

19:00 Peja – Bashkimi

Të premten takohen:

19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli

19:00 Proton Cable Prizreni – Istogu

Të shtunën takohen:

17:00 Vëllaznimi – Sigal Prishtina

Më Shumë

Aksident në Landovicë të Prizrenit, nuk dihet për të lënduar

Një aksident ka ndodhur sot në Landovicë të Prizrenit, njofton Klankosova.tv. Sipas pamjeve që ka siguruar Klankosovat.tv, i përfshirë në aksident shihet një automjet i...

Suharekë: Për manipulim të votave intervistohen 71 persona, 19 ndalohen

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka iniciuar hetime lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve zgjedhore në Komunën e...

Lajmet e Fundit