Kjo është gjyqtarja e Gjykatës në Prizren që u kërcënua nga personi që e kishte dënuar

Gjyqtarja e Departamentit të Përgjithshëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit, Vjollca Buzhala është kanosur së fundmi nga një person dhe motivi lidhet me punën e saj dhe gjykimin në një rast të mëhershëm. I dyshuari që e kërcënoi gjyqtaren tashmë është arrestuar dhe ndodhet në ndalim policor, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, gjyqtarja Vjollca Buzhala, njëherit gruaja e prokurorit Ramiz Buzhala, e ka denoncuar rastin në Polici lidhur me kanosjen e të dyshuarit, përmes rrjeteve sociale.

FOTO: Gjyqtarja Vjollca Buzhala

Në bazë të informacioneve që ka Sinjali, personi që po dyshohet se e ka kërcënuar Buzhalën, kohë më parë është gjykuar dhe dënuar nga gjyqtarja për një rast për të cilin akuzohej dhe ky dyshohet të jetë motivi.

Denoncimi i saj ka vënë në lëvizje Policinë, me ç’rast i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij dhe e ka pranuar veprën me të cilën ngarkohet.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ndaj tij, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.

Lajmin për arrestimin e të dyshuarit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Suhareka siguron rreth 4 milionë euro për ndërtimin e QKMF-së së re

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se komuna ka siguruar një investim prej rreth 4 milionë eurosh nga Ministria e Shëndetësisë...

Lajmet e Fundit