Vdes nëna e shtatë veteranëve të UÇK-së, Kumrie Buja

Ka ndërruar jetë nëna e shtatë veteranëve të UÇK-së, Kumrie Buja.

Nëna Kumrie rriti dhe edukoi më shumë mund dhjetë fëmijë, shtatë djem e tri vajza. Ajo ishte në qendrës e pathyeshme duke i bërë ballë shumë vuajtjeve që populli dhe familja Buja përjetoi nga pushtuesi serb, por edhe motivuese e madhe në luftën e djemve të saj për liri.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë miqtë, shokët dhe dashamirët se sot më: 18. 02. 2024 vdiq nëna jonë e dashur Kumrie Buja. Nënë e dhjetë fëmijëve, shtatë djemve dhe tri vajzave. Nënë e shtatë djemve veteranë të  UÇK-së (Ramë, Agush, Avdyl, Shukri, Avni, Ruzhdi dhe Lutfi Buja). Nëna që me mund na rriti dhe edukoi, që qëndroi stoike gjatë vuajtjes tonë burgjeve, na përkrahu e inkurajoi në luftën e gjatë për liri! Varrimi bëhet nesër më: 19. 02. 2024, në ora 13.00”, ka njoftuar Agush Buja me anë të një postimi në “Facebook”.

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Triumf kuqezi në Vjenë, Alis kualifikon Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizion 2026

Nata e dytë e gjysmëfinales së Eurovision Song Contest 2026 ka ulur siparin me një lajm të jashtëzakonshëm për publikun shqiptar: Alis ka prekur...

Feronikeli ’74 triumfon në Prizren me tre gola

Feronikeli '74 ka shënuar fitore të pastër 0-3 në transfertë ndaj Prizrenit në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Mysafirët kaluan në epërsi në minutën...

Lajmet e Fundit