23.9 C
Prizren
E shtunë, 3 Maj, 2025

Në prag të “Epopesë së UÇK-së” kryetari Kastrati dhe OVL e UÇK-së vizitojnë shkollat e Malishevës që mbajnë emrat e dëshmorëve

Me këtë rast, dega e OVL të UÇK-së në Malishevë, ndanë edhe mirënjohje për kolektivat e këtyre shkollave, me motivacionin “Për kontributin e çmueshëm të dhënë dhe mbajtjen me dinjitet të emrit të dëshmorit”.

 “Për mua është nder dhe e falënderoj OVL të UÇK-së në Malishevë, për këtë iniciativë, për të vizituar dhe për të ndarë mirënjohje për kolektivet e shkollave, të cilat mbajnë emrat e dëshmorëve, e që neve të gjithëve na sjell në mendje luftën, sakrificën, kontributin e dëshmorëve dhe luftën e UÇK-së për çlirimin e vendit dhe këtë aktivitet e mbajmë pikërisht në prag të shënimit të Epopesë së lavdishme të UÇK-së dhe sakrificën e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes së madhe Jashari”, ka thënë kryetari Kastrati.

 Ndërsa kryetari i degës së OVL të UÇK-së, Metush Kryeziu, i ka përgëzuar shkollat, për punën që bëjnë, si dhe për emrat e dëshmorëve që mbajnë këto shkolla. “Shkollat tona kanë dhënë dhe po japin kontribut të madh, ndërsa mbajtja e emrave të dëshmorëve, është nderë dhe njohje e vlerave më të mëdha të kombit, që ne gjithmonë do ti kujtojmë dhe përulemi para veprës së dëshmorëve të kombit”, ka thënë Kryeziu.

Sot, janë vizituar shkollat në Carrallukë, që mbanë e emrin e dëshmorit, Imer Krasniqi, në Malishevë, që mbanë emrin e dëshmorit Ibrahim Mazreku dhe në Gurbardh, që mban emrin e dëshmorit, Habib Berisha. Aktiviteti, do të vazhdoj në të gjitha shkollat e Komunës së Malishevës, që mbajnë emrat e dëshmorëve dhe është pjesë e aktiviteteve në kuadër të shënimit të Epopesë së lavdishme të UÇK-së.

    

 

Më Shumë

Gjenden turistët e humbur në Malet e Sharrit – janë në gjendje të mirë shëndetësore

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka bërë të ditur se ka përfunduar me sukses operacioni për shpëtimin e disa turistëve në Malet e...

Rahoveci një hap larg finales, synon ta mbyllë serinë ndaj Prishtinës

Të shtunën janë në program ndeshjet e dyta gjysmëfinale në plejofin e Superligës së Kosovës në hendboll për meshkuj. Nga ora 17:30 në Pallatin e...

Lajmet e Fundit