Në kuadër të aktiviteteve shtetërore në shënim të 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, krerët e shtetit kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe me kryeministrin Albin Kurti, bënë sot homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, me rastin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Presidentja Osmani ka thënë se Epopeja e UÇK-së është epope e krenarisë së popullit tonë, epope që ka rikthyer dinjitetin e shtetit tonë dhe epope që simbolizon lirinë.
“Kemi ardhur këtu të shprehim përkujtimin e përjetshëm për familjen Jashari. Epopeja është e krenarisë e cila ka kthyer dinjitetin e popullit dhe epope që simbolizonë lirinë. Familja Jashari do të mbetet udhërrëfyes për të gjithë brezat”, tha presidentja Osmani
Kurse kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se sakrifica e Jasharëve dhe lufta e UÇK-së përbëjnë ndër ngjarjet më të rëndësishme për vetëdijen tonë kombëtare.
“Jemi këtu ti bëjmë nderimet tona. Në gjithë historinë tonë sakrifica e Jasharëve dhe lufta e UÇK-së përbëjnë ndër ngjarjet më të rëndësishme. Për sa kohë të ketë popull shqipar do të jetë një vend ku jo vetëm përkulemi por edhe gjejmë frymëzim”, tha kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Kryeministri Kurti tha se në Prekazin heroik dhe historik kthehemi dhe rikthehemi, që të kujtojmë dhe përkujtojmë çmimin dhe rrënjët e lirisë, të cilën e gëzojmë.
“Kthehemi këtu që të përkujtojmë çmimin dhe rrënjët e lirisë. Secili duhet të vijmë në këtë vend që mos të harrojmë të kaluarën. Me përkulje dhe ndjenjë admirimi gjithmonë i jemi mirënjohjes familjes Jashari”, tha kryeministri Kurti.
Pas homazheve, kryeministri Kurti së bashku me presidenten Osmani, Sadriu, kryeparlamentarin Konjufca dhe ministra të kabinetit qeveritar vizituan familjen Jashari, ku u pritën nga Rifat Jashari.
Të martën Prekazi u vizitua nga shumë qytetarë të ardhur nga të gjitha viset shqiptare. Kurse, në Kuvendin e Kosovës është mbajtur seancë solemne për Epopenë e UÇK-së.
=====
Në kuadër të aktiviteteve shtetërore në shënim të 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, krerët e shtetit do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.
“Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me
kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe me kryeministrin, Albin Kurti bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, me rastin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së”, thuhet në njoftimin për media.
Të martën Prekazi u vizitua nga shumë qytetarë të ardhur nga të gjitha viset shqiptare.
Kurse, në Kuvendin e Kosovës është mbajtur seancë solemne për Epopenë e UÇK-së.
Gjithashtu një manifestim është mbajtur në kazermën ‘Adem Jashari’ në Prishtinë.
Në të gjitha aktivitetet u vlerësua lartë sakrifica e familjes Jashari për lirinë e Kosovës.RTKLive