Gjendet e vdekur e moshuara nga Rahoveci që u zhduk dje

Është gjetur e vdekur e moshuara që ka humbur dje në Rahovec.

Nipi i saj, Ardian Hoti njoftoi se ajo është gjetur sot pa shenja jeta.

 

 

Ndryshe, mbrëmë u bë mobilizimi për gjetjen e saj, ku Ilir Zhegrova anëtar i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës deklaroi se kanë filluar kërkimet për gruan e moshuar.

“Sapo jemi nisur për Rahovec, familjaret na kane kërkuar t’iu dalim në ndihmë, kushtet atmosferike janë shumë të rënda dhe po mundohemi ta gjejmë sa më shpejt që ajo të mbijetoi, për arsyeje se kushtet atmosferike mund të ndikojnë në jetën e saj” ka thënë Zhegrova. /teve1.info/

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, diskutohen nevojat për trajnime profesionale

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, së bashku me zëvendëskryeprokurorin, Labinot Jetishi, kanë pritur sot në takim pune drejtorin e Akademisë së...

Prizreni prezanton potencialin ekonomik para bizneseve të diasporës në Zvicër

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Bexhat Bytyqi, po qëndron në Zvicër, ku po merr pjesë në Konferencën Ekonomike B2B në Lucern, të...

Lajmet e Fundit