Me 31 vota për e 4 kundër, kalon raporti për Kosovën në Komisionin e KiE-së

Kosova ka marrë dritën jeshile në kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

 

Kështu ka bërë të ditur faqja zyrtare e Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci i Këshillit të Evropës (KiE).

Ky raport ka kaluar në Komisionin për Politikë dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës me 31 vota për, 4 kundër e 1 abstenim.

Raporti i ish-ministres së Punëve të Jashtme të Greqisë, aktualisht raportuese për Komisionin e Çështjeve Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës thotë që Asambleja i rekomandon Komitetit të Ministrave që ta ftojnë Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti në një postim në Facebook ka bërë të ditur se Kosova e ka kaluar suksesshëm votimin në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të KiE.

Edhe deputeti i LDK-së, Arben Gashi që ishte komision, shkruan se “ Fitore… Hapi i parë u kry, edhe dy hapa janë dhe kryhet përfundimisht. 31 për, 4 kundër, 1 abstenim”, shkruan Gashi.

Nis shqyrtimi i raportit të Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës

Ka nisur shqyrtimi i raportit për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ka njoftuar faqja zyrtare e Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci i Këshillit të Evropës (KiE).

Rezultati i shqyrtimit do të bëhet i ditur në uebfaqe më vonë, ka bërë të ditur ky Komision.

E shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri përmes një video të publikuar ka bërë të ditur se ndodhet para ndërtesës së Këshillit të Evropës në Strasburg ku pritet të votohet raporti për Kosovën.

“Janë duke ardhur deputetët, pritet që të ketë kuorum, njëkohësisht të votohet raporti dhe të procedohet në takimin e prillit”, ka thënë Tahiri.

Ai ka shtuar se Kosova është në rrugë të mirë por që duhet bërë ende punë.

“Jemi në një rrugë të mirë, por duhet ende punë”, ka thënë Tahiri në videon e publikuar në Facebook, nga Strasburg.

Më Shumë

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit