50 euro gjobë për këmbësorët që kalojnë rrugën me telefon në dorë

Nga 3 prilli 2024 ka hyrë në fuqi Ligji për Rregullat e Trafikut Rrugor. Ky ligj ka ashpërsuar masat ndëshkuese për përdorim të telefonin nga pjesmarrësit në trafik.

Siç njoftojnë nga policia, me Ligjin e ri, këmbësorëve u është ndaluar përdorimi i telefonave dhe dëgjueseve në veshë, kur e kalojnë rrugën, shiritin, shtegun e biçikletave ose binarët. Mosrespektimi i kësaj rregulle ndëshkohet me gjobë 50 euro.

Ndërkohë, edhe shoferëve u është bërë thirrje që gjatë kohës së drejtimit i ndalohet mbajtja e telefonit të dorës dhe pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit.

Mosrespektimi i kësaj rregulle ndëshkohet me gjobë nga 100 deri në 500 euro, pikë negative e ndalesë në drejtim të mjetit motorik.

“Mos përdor telefonin dhe mjete të tjera hutuese përderisa jeni pjesë e trafikut!

Mos rrezikoni jetën tuaj dhe të të tjerëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim pune përfaqësues të Ambasadës Britanike

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren,Petrit Kryeziu, priti sot në takim përfaqësues nga Ambasada Britanike, Alan Edwards, mentor për Ekipet e Përbashkëta Hetimore (JIT),...

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Lajmet e Fundit