Totaj priti 90 gazetarë nga Evropa

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur 90 gazetarë nga të gjitha anët e Evropës në Prizren.

Gazetarët të cilët po qëndrojnë në Kosovë nën organizimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, kanë pasur mundësinë  të njohin Prizrenin si një qytet me potencial të madh kulturor dhe historik.

“Kisha kënaqësinë që së bashku me ekipin tim t’i presim  në Prizren 90 gazetarë nga e gjithë Evropa të cilët po qëndrojnë në Kosovë nën organizimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, që për herë të parë i është besuar vendit tonë dhe AGK-së organizimi i takimit vjetor të Federatës Evropiane të Gazetarëve”, shkruan Totaj në Facebook.

Përmes bisedave dhe vizitave në monumente të qytetit, ata kanë pasur rastin të ndajnë historinë, kulturën dhe potencialet e këtij qyteti të rëndësishëm kulturor në Kosovë.

Totaj shprehu falënderimin për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës për përpjekjet e tyre në promovimin e imazhit të Kosovës si një vend me potencial të madh për zhvillim dhe bashkëpunim.

“Kjo vizitë dhe takim i jashtëzakonshëm paraqet një hap të rëndësishëm drejt promovimit të turizmit dhe kulturës në Kosovë”, shkruan Totaj./PrizrenPress.com/

Mund të jetë një imazh i 7 persona

https://www.facebook.com/shaqirtotaj

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit