7.1 C
Prizren
E premte, 23 Janar, 2026

Nagavci uron fëmijët në ditën e tyre, u garanton mbështetje intensive

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci i ka uruar fëmijët e Kosovës me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, duke iu garantuar arsim cilësor dhe mundësi të barabartë për të gjithë.

 

“Në këtë ditë të veçantë, 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, dua të ju përcjell urimet më të përzemërta e të falënderoj për energjinë, gëzimin dhe shpresën që sillni në jetën tonë të përditshme. Ju jeni e ardhmja jonë, e ardhmja e kombit tonë, dhe është obligim i ynë t’u garantojmë fëmijëri të sigurt e të lumtur dhe të krijojmë mundësi të barabarta për të gjithë fëmijët pa dallim”, ka shkruar ministrja në Facebook.

Ministria e Arsimit, sipas Nagavcit, është e përkushtuar që të krijojë një sistem arsimor që mbështet, frymëzon dhe i ndihmon fëmijët të arrijnë potencialin e tyre të plotë.

“Ne punojmë çdo ditë për të siguruar që shkollat tona të jenë vende të sigurta, gjithëpërfshirëse dhe të pajisura me mjetet më të mira për të mësuar”, tha ajo.

Kjo ditë, sipas ministres, e rikujton se fëmijët janë pasuria më e madhe dhe se investimi në arsim është investimi më i mirë për të ardhmen.

“Angazhimi ynë për avancimin dhe realizimin e të drejtave të fëmijëve nuk do të ndalet. Do të punojmë shumë për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë fëmijëve dhe për të ndërtuar një shoqëri ku secili fëmijë ka mundësinë të zhvillohet e të kontribuojë në mënyrë të barabartë”, ka shkruar Nagavci.

Më Shumë

Zjarrfikësit e Suharekës përfitojnë pajisje të reja nga mërgimtarët në Zvicër

Njësia e Zjarrfikësve në Komunën e Suharekës është pajisur me veshmbathje dhe pajisje të reja falë një donacioni të vlefshëm nga bashkatdhetari Albin Morina...

Rinumërimi zbardh manipulim industrial votash në Prizren

Rinumërimi i votave ka zbardhur manipulimin që është bërë në Qendrat Komunale të Numërimit. Devijim më i madh është evidentuar në Prizren, për llogari...

Lajmet e Fundit