Ndahet nga jeta neonatologia Vlora Ukimeri

Sot, në moshën 51 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë është ndarë nga jeta Dr. Vlora Ukimeri, mjeke specialiste neonatologe në Spitalin e Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa” në Prizren.

Familjarët e saj kanë bërë me dije se ceremonia e varrimit bëhet sot në ora 17:00, në varrezat e fshatit Korishë.

Dr. Vlora Ukimeri, pas kryerjes së specializimit në fushën e neonatologjisë, punësohet në Repartin e Neonatologjisë në Spitalin e Përgjithshëm ”Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, ku punoi deri në momentet e fundit të jetës.

Më Shumë

Reagon MMPH për laurat në PK “Sharri”: Nuk ka kufizim lëvizjeje apo pagesa

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPH) ka reaguar lidhur me aktivitetet për vendosjen e laurave (rampave) në hyrje të Parkut Kombëtar “Sharri”,...

KF Drini i Bardhë vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Robert Gjeraj

Klubi i Futbollit KF Drini i Bardhë i Hasit ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Robert Gjeraj edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas njoftimit...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit