3.6 C
Prizren
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Vetëvendosje në Prizren nuk do të mbështes asnjë propozim të PDK-së

VV-logo9-09Lëvizja Vetëvendosje! Në Prizren vlerëson se propozimet e PDK-së nuk mund të paraqesin asnjë lloj ndryshimi.

“Përbërja politike e këtij organi të dalë nga zgjedhjet lokale të vitit që e lamë pas, fare pak dallon nga përbërja e kuvendit të kaluar. Përpos disa ndryshime në radhët opozitare, përbërja e forcave politike në pushtet është pothuajse e njejtë. Rrjedhimisht, në këtë seance të kuvendit të sapoformuar, çdo gjë mund të pritej përpos ndryshimit”,thuhet në komunikatën për media të VV-së në Prizren.

“Subjekti politik që aktualisht kryeson me numra në kuvend, nga radhët e veta propozoi Kujtim Gashin si kandidat për pozitën e kryesuesit. Ndër të tjera është theksuar se një propozim i tillë është bërë me qëllim të “sjelljes së një vizioni të ri e bashkëkohor të jetës parlamentare në qytet”.

“Sigurisht se një arsyetim si ky do të ishte i mirëseardhur nga të gjithë sikurse të mos e kishim pasur parasysh hipotekën e subjektit politik nga i cili propozohet”.

“Lëvizja Vetëvendosje! konsideron propozimet e ardhura nga radhët e PDK-së nuk mund të paraqesin asnjë lloj ndryshimi. Servimi i figurave të reja shkon në funksion të krijimit të iluzionit për një udhëheqjeje gjoja më të mirë se ç’ishte më parë, si dhe orvatje për ta shkëputur lidhjen që subjekti në fjalë ka me të kaluarën e errët të saj. Problemi i këtij subjekti nuk ka qenë asnjëherë mosha, shterja apo konsumimi i figurave politike te saj. Problemi i kësaj force politike ka qenë dhe mbetet mendësia kriminale nga e cila dominohet”.

“Rrjedhimisht, Lëvizja Vetëvendosje! nuk e ka mbështetur këtë kandidat dhe nuk do ta mbështeste asnjë propozim tjetër të mundshëm nga koalicioni qeverisës”

“Gjithashtu, duke shprehur keqardhje për mungesën e vullnetit të subjekteve opozitare për koordinim të përbashkët për këtë çështje, indiferenca dhe pasiviteti i të cilave rezultoi me dorëzim para pushtetit, grupi i këshilltarëve të VV-së ka braktisur seancën e sotme të Kuvendit Komunal./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Mbyllen 34 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim më Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë e...

Kryeparlamentarja e Shqipërisë: Kam lindur në Tiranë por me shtëpi zemre jam nga Prishtina e Prizreni

Sot po mbahet seanca e përbashkët e kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës në Prishtinë. Kryetarja e Kuvendit...

Lajmet e Fundit