18.8 C
Prizren
E enjte, 19 Shtator, 2024

LDK-ja në Suharekë akuzon pushtetin lokal për mospërzgjedhjen e mësimdhënësve të rinj

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Suharekë akuzon  pushtetin lokal për dështimin në përzgjedhjen e mësimdhënësve të rinj para fillimit të vitit të ri shkollor.

“DKA në Suharekë ka dështuar të përzgjedhë mësimdhënësit përpara fillimit të vitit të ri shkollor,” thekson LDK-ja, duke shtuar se duket sikur Drejtoria Komunale e Arsimit nuk ka qenë në dijeni që mësimi fillon më 2 shtator”, thuhet në reagimin e LDK-së  në Suharekë.

Sipas LDK-së, kryetari i Komunës,Bali Muharremaj  në njërën anë bën propagandë duke nënshkruar peticionin për ngritjen e cilësisë në arsim, ndërsa në anën tjetër, pushteti i tij, edhe pse ka kaluar një javë nga fillimi i vitit të ri shkollor, ende nuk ka përfunduar procedurat e përzgjedhjes së mësimdhënësve.

“Në bazë të njoftimit të shpallur nga DKA-ja, rezulton se testi me shkrim për përzgjedhjen e mësimdhënësve do të organizohet më 11 shtator 2024 për shkollat fillore dhe të mesme të ulëta, dhe më 13 shtator 2024 për shkollat e mesme të larta. Kjo nënkupton se ky proces do të zgjasë ende, pasi pas testit me shkrim duhet të vlerësohen rezultatet dhe më pas të organizohet intervista me gojë për kandidatët që kalojnë fazën e parë”.

I gjithë ky proces, sipas LDK-së, po shkakton vështirësi të mëdha në shkolla dhe po ndikon negativisht në cilësinë e arsimit.

“Problemet shtohen edhe më tej kur merret parasysh mungesa e teksteve shkollore për nxënësit dhe ditarëve, të cilët ende nuk janë shpërndarë në shkolla, edhe pse ka kaluar një javë nga fillimi i mësimit”,thuhet në reagimin e LDK-së në Suharekë.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

AUV asgjëson 21 ton peshk me parazit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka njoftuar se ka asgjësuar 21 ton peshk me parazit. Agjencia thekson se epiket inspektuese profesionale të mjeksisë veterinarë...

Arrestohet kampioni i boksit Oleksandr Usyk

Kampioni absolut i botës në boks, ukrainasi Oleksandr Usyk (37), u arrestua në aeroportin e Krakovit, ndërsa video e arrestimit u shfaq në rrjetet...

Lajmet e Fundit