“Hardh Ora Poetike Xhevdet Bajraj” mbahet sot në Rahovec

“Hardh Ora Poetike Xhevdet Bajraj” do të mbahet më 8 shtator në oborrin e shtëpisë së poetit të ndjerë Xhevdet Bajraj në Rahovec. Aktiviteti, i cili fillon në orën 18:00, fton të gjithë adhuruesit e poezisë së tij të marrin pjesë për të nderuar jetën dhe veprën e poetit rahovecas me famë botërore.

“Sot nderojmë jetën dhe veprën e poetit rahovecas me famë botërore, të ndjerit Xhevdet Bajraj,” thuhet në njoftimin e festivalit “Hardh Fest”, përcjell PrizrenPress. “Krenohemi vazhdimisht kur kujtojmë se Xhevdet Bajraj është dhe ideator i emrit të festivalit tonë.”

Përveç aktivitetit poetik, në orën 15:00 do të organizohet edhe një vizitë tek varri i poetit. Pjesë e këtij homazhi do të jetë edhe bashkëshortja e tij, Vjollca Bajraj, e cila ka udhëtuar nga Meksika për t’u bashkuar me miqtë dhe adhuruesit e Xhevdetit.

“Ju presim që ta nderojmë, kujtojmë e festojmë jetën dhe veprën e madhe të poetit Bajraj ashtu siç ai ka dashur gjithmonë: bashkë e me poezi,” përfundojnë organizatorët e festivalit./PrizrenPress.com/

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Spitali i Prizrenit diskuton prioritetet për avancimin e shërbimeve shëndetësore

Në Spitalin Rajonal “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Profesional, ku fokusi kryesor ishte ngritja e cilësisë...

Totaj: Komuna e Prizrenit do të vazhdojë mbështetjen për gratë sipërmarrëse

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në Konferencën Nismëtare të projektit “E Ardhmja e Saj”, një iniciativë që synon fuqizimin...

Lajmet e Fundit